Përmbytjet në Pejë, nëna me fëmijën 5-vjeçar humbin jetën

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 08:53 | Kosova
Përmbytjet në Pejë, nëna me fëmijën

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Pejë. Policia në vend njoftoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u  gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

Vdekja e 5-vjeçarit u konstatua nga Spitali i Pejës rreth orës 23:10 të së shtunës. Ndërsa, vdekja e gruas u konstatua nga ekipi mjekësor rreth orës 1:20 të së dielës.

Raportohet po ashtu se në lagjen “Fidanishte” dy persona u dërguan për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Po ashtu, gjatë mbrëmjes të së shtunës ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se njësitë kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës ishin nisur në Pejë për të ndihmuar qytetarët pas reshjeve të dendura të shiut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos