Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, familjari: Mezi shpëtuam fëmijët e tjerë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 14:41 | Kosova

Familjari i dy viktimave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shtunën mbrëma në Pejë, Milaim Ademaj rrëfeu për KosovaPress se si ndodhi ngjarja.

Gjyshi i nipit 5-vjeçar, Ademaj tha se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

Kurse, një i afërm i viktimave, Haki Rama teksa përshkruante ngjarjen, tha se pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nuk arritëm të shpëtojnë gruan dhe djalin e saj.

Kujtojmë se të shtunën mbrëma, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.

 Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/25/permbytjet-ne-peje-nena-me-femijen-5-vjecar-humbin-jeten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos