
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të burgut të Lushnjes, kartelistit të po këtij burgu dhe dy punonjësve të tjerë pas lirimit të Lulzim Cakës nga burgu.
Sipas Gjonajt, arrestimi i tyre vjen pas një hetimi të posaçëm, nga i cili rezultoi se Lulzim Caka është liruar para kohe nga burgu.
“Urdhërova hetimin për lirimin e tij. Gjatë orëve të natës, grupi i hetimit konstatoi se Lulzim Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë para kohe nga burgu i Lushnjes. Kam kërkuar revokimin e lirimit dhe shpalljen në kërkim të të dënuarit. Dhe në urdhrin tim ka nisur verifikimi i të gjitha lirimeve të kryera nga institucionet”, tha Gjonaj. (A2 Televizion)