
Një furgon i linjës Kavajë-Durrës është djegur ndërsa ka qenë në lëvizje shumë pranë Ujësjellësit të qytetit. Në momentin e zjarrit, furgoni ka qenë me pasagjerë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.
Nga hetimet paraprake mendohet se shkak për zjarrin në furgon ka qenë një shkëndijë elektrike që ka ndodhur në pjesën e motorit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.
Mjeti i djegur i përkiste një qytetari nga Kavaja dhe bënte çdo ditë linjën e transportit të pasagjerëve Kavajë-Durrës. (A2 Televizion)