Liroi masat kundër koronavirusit, rritet numri i të infektuarve në Gjermani

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 09:22 | Bota
Liroi masat kundër koronavirusit, rritet numri i të infektuarve

Në Gjermani është regjistruar një rritje e numrit të personave të infektuar me koronavirus, disa ditë pasi autoritetet vendosën të lehtësojnë masat e ndërmarra kundër pandemisë.

Sipas institutit Robert Koch në 24 orët e fundit u regjistruan 1284 raste të reja me Covid-19, duke çuar numrin total të personave të prekur në 166,091.

Gjithashtu rritje pësoi dhe numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës ku në 24 orë 123 persona humbën betejën me Covid-19, për një total prej 7119 vdekjesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos