Liverpool i afrohet kreut, hap fals i Leicester

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 19:19 | Futboll
Liverpool i afrohet kreut, hap fals i Leicester

Me Salah në formë, Liverpool bëhet një kundërshtar mjaft i vështirë për t’u ndalur. Forcën e të besuarve të Klopp e ka provuar këtë të diel edhe West Ham, që u dorëzua në shtëpi me një humbje 1-3.

Sulmuesi nga Egjipti ishte autor i dy golave në këtë fitore për kampionët në fuqi të Anglisë, ndërsa holandezi Wijnaldum shënoi golin e tretë.

Ndërkohë, Leicester hodhi një hap fals këtë javë në Premier League, duke u mposhtur 1-3 në shtëpi nga skuadra e Leeds.

Pas javës së 21, Premier League udhëhiqet nga Manchester City i Guardiola-s me 44 pikë, Manchester United i dyti me 41 pikë, ndërsa Liverpool është ngjitur në vendin e tretë me 40 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos