
Torino është duke kaluar një situatë aspak të mirë në Serie A, ku pas 20 ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 15 pikë dhe mban vendin e 17.
Drejtuesit e ekipit ndryshuan trajnerin, ndërsa u futën edhe në merkato për të ndryshuar ekipin. Megjithatë, duke se edhe kjo lëvizje nuk ka shkuar si duhet.
Torino nënshkroi me sulmuesin e Betis, Antonio Sanabria, për 4 vitet e ardhshme. Por, që në ditën e parë në Itali, lojtari ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Klubi e prezantoi atë duke mbajtur një distancë të madhe, ndërsa më pas ai u vendos në karantinë, duke mos patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të skuadrës. (A2 Televizion)