
Sfida kryesore e javës së 17 në Kategorinë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, është mbyllur në barazim pa gola.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, i cili edhe pse ka një terren mjaft të mirë, nuk ka mundur t’i rezistojë rrebeshit të shiut të rënë gjatë orëve të fundit.
Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga dy ekipet nuk arriti të shënojë, duke ndarë pikët. Ndërkohë, dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak, pasi Krymi nga Vllaznia dhe Bitri nga Partizani u ndëshkuan me kartonin e kuq.
Pas këtij takimi, Vllaznia vazhdon të udhëheqë renditje me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani I vendit të dytë. (A2 Televizion)