Liverpool-i përmbys Tottenham-in, Manchester United rikthehet te fitorja

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 19:43 | Futboll
Liverpool-i përmbys Tottenham-in, Manchester United rikthehet te fitorja

Edhe pse pësoi një gol që në minutën e parë nga Kane, Liverpool-i nuk u dorëzua në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Premier League ndaj Tottenham-it, duke fituar 2-1.

Golat e përmbysjes për skuadrën e Klopp u shënuan në pjesën e dytë nga Henderson dhe Salah.

Manchester United u rikthye te fitorja pas 4 rezultatesh negative, duke mposhtur këtë të diel Norwich-in 1-3 në transfertë.

Ndërkohë, Arsenali vazhdon të mos bind në Premier League, duke u ndalur në fushën e tij nga Crystal Palace në një barazim 2-2. Pas 10 javëve të luajtura, Liverpool kryeson renditjen e Premier League me 28 pikë, ndërsa ndiqet nga Manchester City me 6 pikë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos