Ahmataj vjen me fitore te Tirana, Vllaznia “shpërbëhet” nga Laçi

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 15:07 | Futboll
Ahmataj vjen me fitore te Tirana, Vllaznia “shpërbëhet”

Ka ardhur i mbarë trajneri Ahmataj në krye të ekipit të Tiranës duke shënuar një fitore të pastër që në ndeshjen e parë të tij,  e cila shënon dhe nisjen e fazës së dytë të kampionatit.

Bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 3-0 në transfertë ndaj ekipit të Luftëtarit, i cili për ironi të fatit ishte dhe një ngja ekipet e drejtuara më parë nga Ahmataj. Golat për Tiranën Torasa, Ngoo dhe Hasani.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele, Laçi mundi me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Vllaznisë në një 90-minutësh të dominuar totalisht nga kurbinasit, ndërsa Bylis dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos