Liverpool lë pas krizën, fitore bindëse ndaj Tottenham

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 08:11 | Futboll
Liverpool lë pas krizën, fitore bindëse ndaj Tottenham

Rikthehet Liverpool. Pas 3 humbjeve dhe një barazimi në 4 ndeshjet e fundit, skuadra e Jurgen Klopp mbushet me frymë ndërsa gjen fitoren e parë për këtë vit dhe një sukses që nuk vjen ndaj një kundërshtari të lehtë, por përballë Tottenham.

Kampionët e Anglisë fituan 3-1 një duel që dukej se do të kthehej sërish në malore për “të kuqtë” në momentin që Son i dha avantazhin Tottenham.

Goli i koreanit u anulua nga VAR për pozicion të parregullt dhe pas atij momenti, Liverpool mori komandën e lojës duke gjetur gola të njëpasnjëshëm, me Firminho, Alexandër-Arnold dhe Sadio Mane.

3 pikë të rëndësishme në sfidën direkte për kampionët që mbeten në katërshen e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos