Liverpool ndal Arsenalin në “Anfield”, “dhuratë” për City-n

Nga A2 CNN
9 Prill 2023, 19:36 | Futboll

Liverpool-i dominoi, besoi dhe në fund arriti të ndalte në një barazim 2-2 Arsenalin kryesues në ndeshjen e javës së 30 në Premier League.  

Brenda 28 minutave, “topçinjtë” ishin zotër në “Anfield” me dy gola të realizuar nga Martinelli dhe Gabriel Jesus, por skuadra e Klopp nuk u dorëzua. “The Reds” shkurtuan fillimisht diferencën po në pjesën e parë me Salah, që humbi edhe një 11-metërsh në fillimin e pjesës së dytë.

Vendasit rritën ndjeshëm presionin dhe 3 minuta para fundit, braziliani Firmino arriti të barazoi rezultatin.

Pas këtij takimi, Arsenali shkon në kuotën e 73 pikëve, 6 më shumë se Manchester City, por skuadra e Guardiola-s është me një ndeshje më pak dhe ka të gjithë mundësinë që tashmë ta çojë diferencën në vetëm 3 pikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/09/salah-humbet-penalltine-por-klopp-feston/

A2 CNN Livestream

Latest Videos