Lleshaj: Policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj studentëve

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 12:47 | Aktualitet
Lleshaj: Policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj studentëve

Ka nisur me debate mbledhja e komisionit parlamentar për arsimin në të cilën është i pranishëm edhe ministri Sandër Lleshaj, i cili është thërritur për të dhënë shpjegime mbi futjen e forcave të policisë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Ministri Lleshaj i ka thënë kryetares së komisionit, Albana Vokshi se është në shkelje të kushtetutës dhe se nuk ka asnjë rregullore ku bazohet thirrja e tij në komision.

“Policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj studentëve”, tha Lleshaj. “Duke filluar nga data 5 dhjetor, kur nisi protesta, policia ka qenë e angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Nuk ka urdhër për ndërhyrjen e policëve në shkollat e larta. Incidentet nuk kanë munguar por më shumë janë stimuluar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos