Lleshaj: Porosi prefektëve për konstituimin e organeve të reja

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 14:10 | Aktualitet
Lleshaj: Porosi prefektëve për konstituimin e organeve të reja

Veç mbarëvajtjes së sezonit turistik, takimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me prefektët kishte në fokus dhe mirëfunksionimin e punës në pushtetin vendor, pas procesit zgjedhor të 30 Qershorit.

Ministri Lleshaj dha porosi lidhur me konstituimin e organeve të reja të pushtetit lokal.

“Është e rëndësishme që të shmangemi nga tradita jo e mirë, duhet të realizohen aktet e dorëzimit dhe marrjes së detyrës nga të gjitha bashkitë. Nuk mund të presim perfeksion duke pasur në konsideratë sensibilitete të caktuara politike, por qëllimi do të jetë ky”, tha Lleshaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos