Refuzimi i Gjinushit nga Meta, Akademia e Shkencave mbledhje urgjente për emërimin e kreut

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 18:56 | Aktualitet
Refuzimi i Gjinushit nga Meta, Akademia e Shkencave mbledhje urgjente për

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave është vënë në lëvizje pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Skënder Gjinushin si kreun e ri të këtij institucioni.

Në mbledhjen e ditës së shtunë, ky Këshill ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Akademisë në një mbledhje të jashtëzakonshme më datë 19 korrik 2019.

Në Asamble do të diskutohet lidhur me dekretin e Kreut të Shtetit, si dhe do të shqyrtohet propozimi i Këshillit Ekzekutiv për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjedhur prej saj.

https://a2news.com/2019/07/12/meta-rrezon-emerimin-e-gjinushit-ne-krye-te-akademise-se-shkencave/

Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave pasi sipas tij në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet, Gjinushi rezultonte ende si kryetar i Partisë Socialdemokrate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos