Locatelli firmos derbin e Torinos, Juventus merr 3 pikë të vështira

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 20:03 | Futboll
Locatelli firmos derbin e Torinos, Juventus merr 3 pikë të

Juventusi ka fituar me shumë vështirësi derbin e qytetit përballë Torinos me rezultatin 0-1.

Zonja e Vjetër e ndjeu shumë mungesën e sulmuesve të saj kryesorë në këtë ndeshje, e cila u zgjidh falë një goli të Locatellit në minutën e 86 të takimit.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me raste nga të dyja krahët, por që në fund triumfuan bardhezinjtë, të cilët duken moralisht më mirë dhe pas fitores në Champions ndaj Chelsea.

Tashmë, Juventusi hipotekon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 8 në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos