Lojërat e fatit, gjykata le në qeli 55 të dyshuar, liron 32 të tjerë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 10:14 | Kronikë

Gjykata e Tiranës caktoi të hënën masat e sigurisë për 87 personat e arrestuar në kryeqytet gjatë operacionit “Fati i lojërave”.

Pas një seance maratonë që nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në 23:00, gjykata vendosi të lerë në qeli 55 prej tyre. Për 27 të tjerë u caktua masa e “arrestit në shtëpi” ndërsa 5 të tjerë u lanë në “detyrim paraqitje”.

Mes të izoluarve në qeli ishte edhe Gramoz Murataj, i dyshuar si organizator në veprimtarinë e jashtëligjshme të lojërave të fatit në kryeqytet. Gjatë seancës, ai mohoi akuzat duke pretenduar se kishte vetëm një “call center” dhe jo pikë për lojëra fati.

Të dyshuarit e kësaj dosje akuzohen për “përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit”, “pastrim parash” dhe “fshehjen e të ardhurave”. Në total gjatë këtij operacioni u prangosën 115 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos