Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” do kenë një peshëngritës transgjinor

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 10:06 | Sporte të tjera

Peshëngritësi nga Zelanda e Re, Laurel Hubbard, do të jetë atleti i parë transgjinor që do të marrë pjesë në një Olimpiadë, pasi kaloi të gjitha raundet e kualifikimit që e çojnë në Lojërat e Tokios.

43-vjeçari Hubbard lindi mashkull, por u kthye femër në moshën 30-vjeçare. Më herët kishte garuar në kategorinë e meshkujve për peshëngritje, përpara se të merrte vendimin për të ndërruar gjini në vitin 2013.

Ky ndryshim kategorie nuk është mirëpritur nga trajnerët dhe peshëngritëset rivale, të cilët nuk e konsiderojnë garën të barabartë me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos