Kthehen tifozët në një prej eventeve më të mëdha sportive në nivel botëror. Çmimi i Madh i Monaco, gara e pestë sezonale në Formula 1 do të zhvillohet me praninë e spektatorëve. Autoritetet vendase kanë dhënë dritën jeshile që gara të zhvillohet me prezencën e 7500 personave në tribuna.
Gjatë provave të lira të së enjtes, sesioneve kualifikuese të së shtunës dhe garës që do të zhvillohet të dielën e 23 majit në rrugët e Principatës, dyert e pistës do të jenë të hapura për spektatorët. 7500 të pranishmit do të plotësojnë vetëm një kusht: Ata duhet të kenë kryer testin anti-covid të paktën 72 orë përpara eventit dhe duhet të paraqesin dokumentin që nuk janë të infektuar.
Çmimi i Madh i Monaco, gara e pestë sezonale në Formula 1 do të zhvillohet me praninë e spektatorëve. Autoritetet vendase kanë dhënë dritën jeshile që gara të zhvillohet me prezencën e 7500 personave në tribuna. Të pranishmit do të plotësojnë vetëm një kusht: Ata duhet të kenë kryer testin anti-covid të paktën 72 orë përpara eventit Autoritetet në Montecarlo kanë bërë të ditur që nuk do të ketë kufizime përsa i takon kombësisë Çmimi i Madh numër 78-të në Monako do të zhvillohet nga data 20 deri më 23 maj. Sezonin e kaluar kjo garë u anulua, për shkak të kufizimeve prej situatës pandemike Pamje nga edicionet e kaluara
Autoritetet në Montecarlo kanë bërë të ditur që nuk do të ketë kufizime përsa i takon kombësisë së personave në publik.
Gjithashtu, për datën 21 maj, që është ditë e lirë, janë programuar disa evente të ndryshme në cirkuit, por numri i spektatorëve do të jetë i kufizuar, në vetëm 3000 të tillë.
Dy garat e fundit në Formula 1, në Imola dhe Portimao, janë zhvilluar pa praninë e publikut në tribuna. Çmimi i Madh numër 78-të në Monako do të zhvillohet nga data 20 deri më 23 maj. Sezonin e kaluar kjo garë u anulua, për shkak të kufizimeve prej situatës pandemike. (A2 Televizion)