Lojtarët nuk e duan, trajneri i Rusisë kthen shishen e Coca-Colas

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 14:59 | Futboll

Përpos lojës në fushën e blertë, një vëmendje të veçantë kanë marrë veprimet e disa prej yjeve të futbollit gjatë konferencave për shtyp, të cilët kanë larguar shishe pijesh nga tavolinat.

Në linjë të kundërt me Ronaldon, Pobgan dhe Locatellin, shkon veprimi i trajnerit të Rusisë, Stanislav Cherchesov, 57 vjeç, i cili teksa fliste për mediat pas fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj Finlandës në Shën Petersburg, shijoi një shishe Coca-Cola.

Cherchesov mori një shishe që ishte vendosur pranë mikrofonit të tij, e hapi atë dhe ktheu disa gllënjka, ndërsa doli për fitoren e ndeshjes së Aleksei Miranchuk.

“Antireklamat” nisën me Ronaldon, i cili ishte i pari që hoqi shishet e Coca Cola-s nga tavolina, duke ftuar të pranishmit që të konsumojnë më mirë ujë. Gjesti i kushtoi kompanisë plot 4 miliardë dollarë humbje.

Pas tij, Paul Pogba largoi shishet e birrës Heineken, një tjetër sponsor gjeneral të Euro 2020. Por kjo nuk shënoi incidentin e fundi, pasi edhe Locatelli, në mënyrë demonstrative largoi shishet e Coca Cola-s. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos