
Organizata e Kombeve të Bashkuara lëshoi paralajmërimin më të fortë deri më tani lidhur me ndryshimet klimatike.
Sipas panelit të OKB për klimën, efektet janë të pashmangshme dhe të pakthyeshme dhe njerëzit janë fajtorët kryesore. Koha për shpëtimin e planetit po mbaron, thuhet në raport. Shumë prej ketyre ndryshimeve klimatike janë të paprecedenta në mijëra, ose qindra mijëra vjet. Disa prej tyre, sirritja e vazhdueshme e nivelit të detit janë të pakthyeshme në qindra ose mijëra vjet.
Nivelet e gazit me efekt serrë në atmosferë sipas shkencëtarëve janë aq të larta, sa efektet në klimë do të jenë të ndjeshme për dekada dhe shekuj. Siç thuhet, valët vdekjeprurëse të të nxehtit, uraganet dhe fenomene të tjera ekstreme që po ndodhin tani do të bëhen edhe më të rënda.
Duke e përshkruar raportin si një kod të kuq për njerëzimin, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje që ti jepet fund përdorimit të qymyrit dhe karburanteve të tjera fosile.
“Këmbanat e alarmit janë shurdhuese. Ky raport duhet të jetë një lajmërim vdekjeje për qymyrin dhe karburantet e tjera fosile, para se ato të shkatërrojnë planetin tonë”, thotë ai.
Raporti i panelit të OKB për klimën vjen 3 muaj para një konferencë të rëndësishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Glasgoë të Skocisë, ku shtetet do të jenë nën presion për të vepruar në mënyrë më ambicioze kundër ndryshimeve klimatike.
I bazuar në 14 mijë studime shkencore, raporti ofron panoramën më të qartë e të detajuar mbi mënyrën se si ndryshimet klimatike po shkatërrojnë botën natyrore dhe për atë që na pret më tej. Nëse nuk do të ketë reagim të koordinuar e të shpejtë global për reduktimine emetimeve, temperatura mesataredo të tejkalojë 1.5 gradët në 20 vitet e ardhshme. (A2 Televizion)