
Nga kostumet e veshura në “AClockwork Orange” deri tek objektet e përdorura në “Full MetalJacket”…
Ekspozita dedikuar regjisorit të famshëm Stanley Kubrick hapet në Londër këtë javë, 20 vjet pas vdekjes së tij.
Filma, postera, foto, letra dhe intervista do të shfaqen gjithashtu në atë që është quajtur, "Stanley Kubrick: TheExhibition", në muzeun e dezajnit në Londër. Kubrick, skenarist, regjisor e montazhier, njihej për kërkimet e tij thella dhe vëmendjen ndaj detajeve në filma të njohur si ‘The Shinning’, apo ‘Eyes Wide Shut’.
“Donim të krijonim një atmosferë, kështu nuk bëhet fjalë thjesht për një koleksion kostumesh apo posterash. Qëllimi ishte të sillnim në jetë filmat e tij, me atë lloj fryme që Kubrick i ka krijuar”, u shpreh Deyan Sudjic, drejtor i muzeut.
Regjisori jetoi në Britaninë e Madhe për më shumë se 40 vjet, ku edhe punoi për krijimin e sheshxhirimeve të tij; një hotel në Colorado Rockies për "TheShining", nja stacion hapësinor për "Space Odyssey" apo fushëbetejat në Vietnam për filmin "Full Metal Jacket".
Të ekspozuara janë makina e shkrimit për The Shinning, kostume nga ‘Barry London’ dhe maska të përdorura në filmin "Eyes Wide Shut" me Tom Cruise dhe Nikole Kidman. (A2 Televizion)