Pas problemeve të shumta me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007, “Bond 25” ka nisur xhirimet.
Disa foto janë shkrepur gjatë xhirimeve të një skene në Norvegjinë rurale, atje ku një person i maskuar e i armatosur vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa ajo mundohet të largohet mes akullit. Një skenë dramatike e filmuar në një zonë me pisha në Nittedal, në veri të Oslo-s.
Kjo është skena e parë e Bond pas katër vjetësh. Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit morën vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit. (A2 Televizion)