
Ai mund të udhëtojë në të gjithë botën, të japë koncerte, në skena të mëdha apo në sheshe, por duartrokitjet e publikut shqiptar për të janë ndryshe.
Ja pse kthehet sërish pas dy viteve në Pallatin e Kongreseve Olen Cesari. “E ndjej të domosdoshme, është brenda vetes, është pjesë e dëshirës time që ajo që ne çojmë nëpër botë të vijë edhe në Tiranë”, shprehet Cesari.
Këtë vit ka ftuar në koncertin e tij, muzikantë të njohur nga skenat ndërkombëtare. Programi do të jetë i larmishëm, por nuk do të mungojnë as notat muzikore shqiptare.
Violina e tij do të jehojë në Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 prill. (A2 Televizion)