LSI i dërgon KQZ-së kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 12:06 | Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin  e koalicionit të ri  “Shtëpia e Lirisë”, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e saj.  

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhet nga PD- Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ermal Brahimllari, shkronjat nistore të koalicionit do të jenë SH-L.

https://a2news.com/2022/02/01/shtepia-e-lirise-zbulohet-logoja-e-koalicionit/

Sot u prezantua edhe logoja zyrtare e koalicionit, që paraqitet me emërtimin “Shtëpia e Lirisë” në pjesën e sipërme, dhe flamurin kombëtar në pjesën e poshtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos