LSI paraqet në kuvend nismë ligjore për uljen e çmimit të karburanteve

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 14:44 | Aktualitet
LSI paraqet në kuvend nismë ligjore për uljen e çmimit

Lëvizja Socialiste për Integrim paraqet në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore për të ulur çmimin e karburanteve në vend.

Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, tha se sipas LSI duhet të pezullohet deri në fund të vitit taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit

“Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqipërisë nismë ligjore për uljen e çmimit të karburanteve! Kam kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt në këto momente kritike. Kuvendi duhet të miratoje menjëherë këtë nisme ligjore në të mirë të qytetarëve dhe familjeve e bizneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbështetur sot”, tha Vasili përmes një statusi në Facebook.

Disa orë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga qeveria Rama të heqë sa më shpejt TVSH dhe taksën e qarkullimit për naftën. Në ditët e fundit nafta ka arritur deri ne 270 lek për litër, shifër rekord. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos