Protesta e parë kundër rritjes së naftës, bllokohet ura e Bahçallëkut

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 13:38 | Aktualitet

Qytetarët e Shkodrës janë të parët ata që kanë reaguar kundër rritjes ekstreme të çmimit të naftës në pikat e karburantit.

Në një organizim të shpejt në rrjetet sociale, drejtuesit e mjeteve kanë bllokuar për disa minuta urën e Bahçallëkut që të çon në Shkodër, duke paralizuar lëvizjen.

Duket se rritja drastike brenda ditës e naftës, për shumë qytetarë konsiderohet një spekulim dhe shumë prej tyre kërkojnë nga qeveria të rishikojnë taksat e vendosura ndaj saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos