Luajtën kalçeto, policia i gjobit 9000 euro

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 22:25 | Bota
Luajtën kalçeto, policia i gjobit 9000 euro

Policia italiane në Torino gjobit 22 të rinj të cilët u kapën në shkelje të rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke luajtur futboll në një kalçeto.

Të rinjtë kishin lënë një lojë futbolli mes tyre ditën e diel, por dikush lajmëroi policinë e cila shkoi në fushë dhe iu vendosi gjobë 400 euro secilit ose rreth 9000 euro në total.

Disa prej tyre u përpoqën të shfajësoheshin përpara policisë duke thënë se e kishin gjetur derën e kalçetos të hapur dhe kishin menduar se mund të luanin. Por mesa duket u gabuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos