Luajti 120 minuta në finalen e së dielës, mbrojtësi kroat filmohet duke punuar tokën në vendlindje

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 17:57 | Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë, Martin Erlic sot gjatë ditës ka qenë duke bërë një punë krejt jashtë profesionit të tij, teksa është filmuar duke lëvruar arat në vendlindjen e tij.

Gjesti i futbollistit po duartrokitet nga të gjithë dhe këtë gjë e bëri vetëm pak ditë pasi e luajti finalen e madhe të UEFA Nations League mes Kroacisë dhe Spanjës, ku kjo e fundit doli fituese pas penalltive.

25-vjeçari luajti 120 minuta në këtë finale dhe bëri një super paraqitje. Erlic është pjesë e Sassuolos dhe vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në pesë milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos