
Nuk ka qetësi tek Milani! Merkato e verës ka nisur e zjarrtë për kuqezinjtë. Pas largimit të Ibrahimovic, Diaz dhe Tonali, Milani nuk po gjen qetësi. Emri i radhës që mund ti jap lamtumirën kuqezinjve është mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernandez.
Për francezin kanë mbërritur shumë oferta në klub por deri tani asnjë nuk ka bindur drejtuesit kuqezi. Pas United dhe Atletico Madridit, së fundmi garës i janë shtuar Sheikët e Newcastle që duan të marrin shërbimet e lojtarit. Edhe pse operacioni duket mjaft i vështirë, për ta lënë të lirë futbollistin, Milani kërkon një ofertë faraonike, jo më pak se 100 milionë euro.
Për momentin anglezët ende nuk e kanë dhënë ofertën zyrtare dhe e gjitha kjo mbetet një hipotezë. Hernendez ka rinovuar së fundmi me kuqezinjtë me një pagë prej 4 milionë euro neto dhe mbetet një nga gurët e themelit të skuadrës së Piolit, megjithatë përballë një oferte tunduese, klubi i Jerry Cardinale vështirë se do të thoshte jo.
Përveç Theo Hernandez, Newcastle ka shfaqur interes dhe per Frederico Chiesa. Futbollisti i Juventusit nuk ka marrë hapësirat e duhura tek italianët, kjo për shkak dhe të dëmtimit të tij në gjurin e majtë. Siç raportohet futbollisti do të takohet me drejtuesit bardhezi javën e ardhshme dhe më pas do të vendosë për të ardhmen. Për Kiessen kanë shfaqur interes dhe klube të tjera europiane si Liverpool apo Bayern Munchen. (A2 Televizion)