
Athletic Bilbao është hakmarrë për humbjen në Superkupën e Spanjës përballë Realit të Madridit, pasi arriti ta eliminojë atë nga Kupa e Mbretit.
Pavarësisht tentativave të shumta nga të dyja ekipet, gjithçka u vendos në fund të takimit. Një gol në minutën e 89, i mjaftoi Bilbaos për të prerë një biletë për në gjysmëfinale dhe për të eliminuar përfundimisht Realin nga ky kompeticion.
Heroi i sfidës ishte Alex Berenguer, që pas një gabimi fatal të Casemiros, arriti të ndëshkojë madrilenët.
Takimi nisi me shumë rivalitet dhe inate, pasi para ndeshjes ka pasur edhe përplasje, ku tifozët vendas goditën me gurë autobusin e Real Madrid. (A2 Televizion)