Pas takimit me kreun e UEFA-s, reagon kryeministri Rama, zbulon detaje

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 20:37 | Futboll
Pas takimit me kreun e UEFA-s, reagon kryeministri Rama, zbulon detaje

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, u takua këtë të enjte edhe me kryeministri Edi Rama. Për këtë takim, Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku e vlerëson atë si një takim mjaft të mirë, ndërsa thekson se është folur për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në Tiranë dhe për zgjedhjet në FSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tw zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë, në një deklaratë të shkurtër që u shpërnda pas takimit me Armand Dukën, Ceferin u shpreh se kishte marrë garanci nga kryeministri që nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria në këtë zgjedhje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/pas-takimit-me-duken-ceferin-sduam-nderhyrje-nga-asnje-pale-tjeter-mora-garanci-nga-kryeministri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos