Lufta e UÇK-së, Ali Ahmeti dëshmon për 8 orë në Prokurorinë Speciale

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 20:32 | Kosova
Lufta e UÇK-së, Ali Ahmeti dëshmon për 8 orë në

Tetë orë ka zgjatur intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është paraqitur rreth orës 09:30 të mëngjesit të së mërkurës në mjediset e EULEX-it në Prishtinë, për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka qëndruar aty deri në ora 17:30.

Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së enjte.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos