Takimi Kosovë-Serbi në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plan sekret

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 21:28 | Kosova
Takimi Kosovë-Serbi në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka

Zëri i Amerikës raporton se një këshilltar i presidentit Donald Trump tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen te zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar te zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, kjo do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështu që për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht te normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”, u shpreh zyrtari që nuk dëshiron të identifikohet.

Këshilltari i posaçëm i presidentit tha se në bisedimet me Kosovën dhe Serbinë, të enjten dhe të premten, Shtetet e Bashkuara do të përpiqen t’i çojnë më përpara këto marrëveshje.

“Nëse palët nënshkruajnë diçka që mendojnë se është e drejtë, ndoshta mund të përdorja fjalën balancë. Nëse palët besojnë në fjalën balancë, se po marrin diçka më shumë se sa po japin, dhe mendojnë se është një marrëveshje e mirë, atëherë do të nënshkruajnë. Ne nuk kemi plan sekret, nuk kemi parakushte. I takon palëve”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos