Kosovë, rritje e lehtë e viktimave dhe rasteve nga COVID-19

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 15:09 | Kosova
Kosovë, rritje e lehtë e viktimave dhe rasteve nga COVID-19

Janë në rritje viktimat e konfirmuara në Kosovë në bilancin e sotëm të pandemisë. Tetë persona kanë ndërruar jetë, ndërkohë që ditën e djeshme ishin gjashtë.

Ndërkohë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka pasur 147 raste të reja.

Numri total i rasteve me COVID-19 ka arritur në 13.601, ndërkohë që Prishtina mbetet vatra kryesore me 38 raste, e ndjekur nga Podujeva me 19 raste dhe Mitrovica me 14. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos