Organizata ndërkombëtare “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106, me 35 pikë.
Kjo do të thotë se vendi ynë ka humbur 7 pozicione nga viti i kaluar.
Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Algjeria, Egjipti dhe Brazili.
Ndërkohë, Kosova renditet në vendin e 101, me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.
Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda. (A2 Televizion)