
Burime pranë presidentit të sapozgjedhur, Joe Biden bëjnë me dije se demokrati do të nisë menjëherë nga puna për të luftuar krizën e pandemisë së koronavirusit.
Mësohet se Biden do të prezantojë të hënën Task Forcen e re kundër koronavirusit, e cila do të përbëhet nga 12 ekspertë.
“Gjëja e parë është të vendosim pandeminë në kontroll. Vetëm kështu mund t’i kthehemi jetës. Të hënën do të prezantoj grupin e shkencëtarëve dhe ekspertëve që do të ndihmojnë në planin tonë kundër pandmisë që starton në janar”, mësohet të ketë thënë Biden. (A2 Televizion)