Lufta ndaj zjarreve, Yuri Kim: Bashkëpunimi ka sjellë rezultate më të mira

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 17:38 | Aktualitet
Lufta ndaj zjarreve, Yuri Kim: Bashkëpunimi ka sjellë rezultate

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vlerësoi bashkëpunimin e forcave shqiptare me ato ndërkombëtare në luftën ndaj zjarreve.

"Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët holandezë dhe çekë, që po ndihmojnë përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, ndërkohë që ka përmirësuar kushtet e sigurisë për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkroi Kim në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos