Ripërtëritja e pyjeve, ripyllëzimi i zonave të prekura kërkon kohë dhe kushton

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 15:45 | Aktualitet

Mungesa e fondeve, mjetet e përshtatshme, personeli i pa trajnuar,  dhe pamundësia e shumë bashkive për të ngritur në kohë struktura të mirëfillta për emergjencat civile,  bënë që qindra hektarë me pyje në vend të shkrumbohen nga zjarret.

Ekspertët e mjedisit shprehen se dëmet e shkaktuara janë të pallogaritshme ndërsa periudha kohore për rigjenerimin e sipërfaqeve të djegura, tejkalon një gjysmë shekulli.

Në zonat tona, për shkak të klimës qe kemi, thatësirat dhe temperaturat e moderuara, pylli do të paktën 50-60 vite për t’u rikuperuar, dhe në disa raste nuk rivendoset më”, shpjegon eksperti mjedisor Mihallaq Qirjo.  

Mihallaq Qirjo

Nisur nga kushtet klimatike në vend, ekspertët thonë se në shumë raste ripërtëritja e pyjeve nuk ndodh natyralisht e kësisoj duhet të ndërhyhet nëpërmjet mbjelljeve.

 “Kemi zona të jugut të Shqipërisë, që janë shpyllëzuar edhe 2mijë vjet përpara,  të cilat kanë mbetur zona jo pyjore. Pra në vendin tonë një zonë e tillë është shumë e vështirë për t’u ripyllëzuar në qoftë se nuk mbillet më”, vijon Qirjo.

Prej gati tre javësh sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe kullota në territorin e vendit u përfshinë nga flakët të cilat nuk kursyen as zonat e mbrojtura. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/13/perballe-flakeve-sindikata-zjarrfikesit-pa-kepuce-dhe-veshjet-e-duhura/

A2 CNN Livestream

Latest Videos