Erzeni regjistron humbjen e parë, Teuta ndahet në paqe më Vllazninë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 20:06 | Futboll
Erzeni regjistron humbjen e parë, Teuta ndahet në paqe më

Pauza e kampionatit nuk i shërbeu Teutës, që vijon të vuajë dhe ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në këtë sezon. Durrsakët u ndalën në barazim pa gola në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” me Vllazninë.

Me këtë rezultat skuadra e Bledi Shkëmbit vijon të mbetet në zonën e ulët të renditjes, me vetëm 4 pikë në gjashtë ndeshje.

Barazimi nuk i shërbeu as Vllaznisë, që humbi shansin ti bashkohet kryesuesve të Partizanit. Në anën tjetër, Bylisi i shkaktoi Erzenit humbjen e parë sezonale.

Mallakastriotët fituan me goleadën 4 me 1 përballë skuadrës që ende nuk kishte pësuar gol në këtë kampionat. Ky rezultat bëri që Bylisi të rrëmbejë vendin e dytë, duke zbritur skuadrën nga Shijaku në të tretin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos