
Bayern kthehet te suksesi, pas katër ndeshjeve ku ka zhgënjyer në Bundesligën gjermane. Bavarezët shkatërruan me shifrat 4-0 Bayer Leverkusen, në sfidën që hapi javën e tetë të
Sané zhbllokoi rezultatin, pas vetëm tre minutave lojë, duke bërë që gjithçka të ishte e lehtë për Bayernin. Musiala dyfishoi në të 17-ën, teksa përpara pushimit të lojës, Mané realizoi edhe golin e tretë, duke hipotekuar fitoren. Pokeri i bavarezëve u vulos nga Müller, për një rezultat që riktheu qetësinë në skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann.
Goleada i dha mundësi disa prej titullarëve të zëvendësoheshin dhe të rifitojnë forcat, përpara sfidës me Viktoria Plzen në Champions. Edhe me lojtarët e aktivizuar nga stoli, bavarezët e menaxhuan rezultatin deri në fund.
Me tre pikët e marra, Bayerni ngjitet në kuotën 15, duke arritur përkohësisht Borussia Dortmund në vendin e dytë. Në anën tjetër, kjo ishte disfata e pestë për Leverkusen në këtë sezon, me skuadrën e aspirinave që mbetet në kuotën e 5 pikëve, së bashku me Sttutgart e Wolfsburg. (A2 Televizion)