Lufta në Ukrainë, betejë e ashpër për Soledar, Rusia: Jemi gati për negociata

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 15:23 | Bota
Lufta në Ukrainë, betejë e ashpër për Soledar, Rusia:

Forcat ruse dhe ukrainase janë angazhuar në luftime të ashpra për qytezën e Soledar në lindje të Ukrainës, kontroll i së cilës do t’i mundësonte Moskës avancim të mëtejshëm për kapjen e të gjithë rajonit të Donbasit. Grupi famëkeq i mercenarëve Wagner, i cili po drejton ofensivën pretendon se ka marrë kontrollin e qytezës së minierave të Krimesë, por tha se ka ende xhepa të rezistencës ukrainase në qendër.

“Njësitë e Wagner kanë marrë kontrollin e plotë të Soledar. Por luftimet urbane po vazhdojnë në një zonë të kufizuar të qytetit”, tha themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin.

Por ushtria ukrainase mohoi rënien e Soledarit, ndërsa e krahasoi betejën për qytezën me ato të luftës së dytë botërore.

“Qyteza nuk është nën kontrollin e Federatës Ruse. Beteja të ashpra po zhvillohen aktualisht. Intensiteti i betejave atje, mund të krahasohet me Luftën e Dytë Botërore”, u shpreh zëdhënësi i Ushtrisë Serhiy Cherevatyi.

Gjithashtu, Kremlini nuk e ka shpallur fitoren në Soledar, ku pranoi se ka pësuar humbje të mëdha mes trupave ushtarake. Verifikimi i situatës në qytezën lindore është i pamundur, por sipas raportimeve shumë prej banorëve të saj janë larguar.

Një fitore atje, do të kishte vlerë simbolike, ushtarake, por edhe komerciale për Moskën pas disfatave të shumta muajt e fundit. Në një deklaratë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peksov, tha se presidenti Putin mbetej i përkushtuar për negociata me Ukrainës dhe se Rusia do të preferonte t’i arrinte qëllimet e veta me mjete politike dhe diplomatike.

"Por në kushtet kur presidenti ukrainas nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt apo dialog me ne, dhe kur Perëndimi heziton të lejojë Kievit për të treguar fleksibilitet, nuk shohim ndonjë mundësi reale për bisedime paqeje", tha Peskov.

Presidenti Zelensky njoftoi se ka revokuar shtetësinë për katër ligjvënës ukrainas të dyshuar për tradhti, tre prej të cilëve janë pjesë e një partie të ndaluar pro-ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos