“Lufta” për KZAZ-të, tension edhe në Skrapar

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 11:47 | Kronikë

Protestuesit dhe policia u përplasën në Skrapar për materialet zgjedhore në KZAZ nr. 66, në qendrën kulturore “Riza Cerova” të qytetit.

Që në orët e para të mëngjesit kishte një prani të lartë të forcave policore përpara bashkisë dhe Qendrës së Kulturës. Nga godina e bashkisë, punonjësit janë zhvendosur pranë godinës së KZAZ-së me thirrjet “Rama ik”, të mbështetur nga qytetarë të shumtë.

Ata kërkuan të hynin brenda ambienteve të institucionit, por nuk u lejuan nga forcat policore.

Aksioni opozitar zgjati rreth një orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos