Lufta tregtare SHBA-Kinë, ekonomia botërore mund të kalojë në recesion

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 17:24 | Bota
Lufta tregtare SHBA-Kinë, ekonomia botërore mund të kalojë

Nëse bisedimet mes dy superfuqive të mëdha të botës dështojnë, ekonomia globale do të kalojë në recesion. 
Paralajmërimi ka ardhur nga “Morgan Stanley”, ku thekson se situata do të ishte katastrofike, në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të rrisin tarifat me 25% për 300 miliardë dollarë mallra kineze. 
Ky skenar do të sillte rritje të çmimeve për konsumatorët si dhe fitime më të ulëta për kompanitë. 
Ndërkohë, rritja e tarifave të Trump, nga ana tjetër, do të përkthehej edhe në më pak vende pune. 
Deri më tani, pavarësisht bisedimeve të herëpashershme, palët nuk kanë arritur të gjejnë ende një zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos