Tjetër rast transporti emigrantësh me kamion frigoriferik, kësaj radhe në Belgjikë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 18:41 | Bota
Tjetër rast transporti emigrantësh me kamion frigoriferik, kësaj

Autoritetet belge bëjnë me dije se gjetën 12 emigrantë të paligjshëm brenda një kamioni frigoriferik të parkuar buzë një autostradë në provincën e Antwerp.

Policia u njoftua në vendngjarje nga drejtuesi i kamionit i cili raportoi se dyshonte se disa persona kishin hyrë në mjetin e tij të ngarkuar me perime. 11 shtetas sirianë dhe një sudanez u gjetën nga policia brenda kamionit dhe fatmirësisht që të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata iu dorëzuan zyrtarëve të emigracionit. Javën e fundit 39 persona u gjetën të vdekur në një mjet frigoriferik në Britaninë e Madhe (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos