Luhatjet e kursit të këmbimit, euro vijon të zhvlerësohet

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 15:24 | Ekonomi
Luhatjet e kursit të këmbimit, euro vijon të zhvlerësohet

Euro vijon të zbresë poshtë 107 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet për 106.74 lekë. Në raport me përditësimin e mëhershëm, euro është zhvlerësuar me 0.17 pikë.

Në shitje euro vlen 107.07 lekë, ndërsa në blerje 106.41 lekë. Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9 për qind.

Në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet me 12.5 lekë më pak, një rënie prej 10.5 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos