Lumi Vjosa në pikën kritike, lajmërohen familjet të evakuojnë bagëtitë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 10:17 | Aktualitet
Lumi Vjosa në pikën kritike, lajmërohen familjet të

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, prurjet e lumit Vjosë po arrijnë pikën kritike. Në zonën e Novoselës, ku ky lumë ka shkaktuar gjithmonë përmbytje të tokave dhe banesave, situata është e vështirë, pasi niveli i ujit ka arritur në 6,6 metra.

Gjithsesi, autoritetet lokale shprehen se për momentin situata është nën kontroll dhe po monitorohen me kujdes prurjet të paktën në 5-6 orët e ardhshme, për të kuptuar nëse do të kemi përmbytje të tokave.

Gjithashtu, janë lajmëruar 20 familje që gjenden pranë shtratit të lumit që të evakuojnë bagëtitë deri në përmirësimin e situatës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos