
Reshjet e dendura të shiut, kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit. Edhe në Durrës dhe Shijak pati përmbytje, ndërsa aksi Durrës-Shijak, gjendet në pushtetin e ujit, pavarësisht se investimi për këtë aks përfundoi verën e vitit 2020.
Shkak i përmbytjeve është mungesa e sistemit të kanalizimeve.
Firma fituese në tender ka refuzuar kryerjen e punimeve, pasi nuk justifikohet nga buxheti i planifikuar. (A2 Televizion)