Përqafon të fejuarën, 400 euro gjobë nga policia bashkiake se shkeli normat kundër COVID-19

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 13:05 | Lifestyle
Përqafon të fejuarën, 400 euro gjobë nga policia bashkiake

Normat e distancimit social merren ende seriozisht në Itali, veçanërisht në veri ku COVID-19 ka goditur më fort. Ndonjëherë, këto masa përcillen me ndëshkime që mund të tingëllojnë disi të tepërta.

Si në rastin e një 20-vjecari në Pavia, i cili po shëtiste me të fejuarën në qendrën e qytetit. Të dy të rinjtë ishin të pajisur rregullisht me maska, por në një moment i riu me sa duket nuk i rezistoi dot, dhe filloi të përqafonte të dashurën.

Gjesti romantik u kap nga një prej policëve bashkiakë, i cili nuk u zbut nga dashuria e çiftit, dhe gjobiti të riun me një shifër vërtetë të kripur, 400 euro. Vajza ndërkohë nuk u gjobit, sepse u mendua se ajo u gjet papritur në aktin e pamenduar dhe po aq sa të ndaluar të fejuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos