Macja e Downing Street, kandidate për kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 16:52 | Bota

Tashmë është vendosur, që Liz Truss, liderja e re e Partisë Konservatore Britanike, do të marrë postin e kryeministres britanike. Por këto ditë ka pasur një kundërshtar të ashpër që ka dashur të “zërë” vendin. Ai quhet Larry dhe është macja zyrtare e rezidencës së kryeministrit britanik. Londra është mbuluar me postera që e portretizojnë atë me një vështrim intensiv dhe një kravatë në vend të një kollareje, në ngjyrat e flamurit anglez.

Për të "propozuar" macen si kryeministër ishte agjencia e reklamave Don't Panic, e cila nisi fushatën "Larry4Leader" të kompletuar me një faqe interneti dhe poster zgjedhor, ose meow-festo siç u riemërua. Siç raporton Guardian, një nga parullat që ka karakterizuar mobilizimin e maces është “Dream come true", ose “Një ëndërr e bërë realitet”.

Larry ka jetuar për më shumë se 10 vjet në apartamentin 10 Doëning Street. I adoptuar kur ishte katër vjeç, ai shoqëroi nga afër jetën politike të tre kryeministrave; David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson, dhe në të njëjtën kohë u bë një yll në internet. Tani, në mbështetje të “kandidaturës” së tij, në rrjetet sociale është shfaqur hashtagu #YesËeCat, një riëmrtim i bukur i sloganit “Yes Ëe Can” i ish-presidentit amerikan Barack Obama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos